INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëz, ende ju ikën truri për ish-partnerin? Bëni këto 5 gjëra!

Njerëz, ende ju ikën truri për ish-partnerin? Bëni këto 5 gjëra!

Publikuar më: 11:49 01-06-2017
Ndarja për çdo çift ka mënyra të ndryshme përjetimi.
Kjo varet,sipas intv.al  për arsye që janë individuale, por ndodh që edhe ribashkimi është pozitiv, nëse ende e doni  njëri-tjetrin. Ja disa mënyra, sipas terapistëve të çifteve, çfarë duhet të bëni për të rifituar partnerin.
 
1. Shprehuni lirshëm
Gjatë lidhjes, ju nuk jeni treguar të drejtpërdrejt me partnerin, prandja nuk i keni zgjidhur keqkuptimet në lidhje. Nëse ju i flisni për anët negative të lidhjes që kishit, ndoshta ai do reflektojë dhe do përpiqeni t’i rregulloni gjërat.
2. Flirtoni me njerëz të tjerë
Nëse ju filloni të frekuentoheni me njerëz të rinj dhe është në dijeni, kjo do ju ndihmojë të kuptoni reagimin. Nëse do ndihet keq, kjo është një shenjë, se ju do ende. Ndoshta është një mundësi të flisni së bashku dhe t’i jepni një mundësi të re, lidhjes suaj.
3. Bëhuni më tërheqës
Gjatë lidhjes, ju keni neglizhuar pamjen e jashtme dhe nuk i keni kushtuar rëndësi.  Ka ardhur momenti që të ndryshoni pamjen e jashtme, se mund ta bëni të tërhiqet sërish ndaj jush.
4. Mos i dërgoni vazhdimisht mesazhe
Ju po mendoni një mundësi  tjetër lidhjes së keni pasur, por duke u bërë i ngjitur, duke i dërguar mesazhe shpesh. Mos e bëni këtë gjë, sepse në këtë mënyrë do e humbisni më shumë. Lërini gjërat të rrjedhin vet!
5. Mos pranoni direkt
Nëse tregoheni të dobët, sipas intv.al duke pranuar propozimin për t’u rilidhur, ka shumë mundësi që të ndaheni  sërish. Mos pranoni direkt, sepse kjo tregon se ju mezi po prisnit të bashkoheshit. Jepini më shumë rëndësi vetes suaj.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0029590129852295