INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër sekret i Vladimir Putin, agjent edhe i…

Një tjetër sekret i Vladimir Putin, agjent edhe i…

Publikuar më: 14:20 12-12-2018

Media gjermane “Bild” shkruan se në arkivat e STASI (Shërbimi i Sigurisë Shtetërore) është gjetur një kartë identiteti e policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, e cila thuhet se i përket presidentit rus Vladimir Putin.

Ai thuhet se ishte agjent i KGB-së në Dresden në vitet 1985-1990.

“Bild” ka publikuar një fotografi të kartës së identiteti të lëshuar për “Maj. Vladimir Putin”, e nënshkruar dhe vërtetuar me pulla.

Sipas medias gjermane, dokumenti është gjetur në dosjet e zyrës së STASI të Dresdenit. Konrad Felber, i cili kryeson degën e Dresdenit të autoritetit që mbikëqyr arkivat e STASI i ka thënë “Bild” se dokumenti në fjalë do t’i lejonte Putinit të hynte dhe të largohej lehtësisht nga zyrat e STASI.

Ai shtoi se kjo do të kishte bërë rekrutimin e agjentëve më të lehtë, sepse Putin nuk duhet t’i tregonte askujt se punonte për KGB-në.

Putini ishte agjent i inteligjencës i KGB për 16 vjet, duke u rritur në rangun e nënkolonelit para se të dorëzohej në vitin 1991 për të hyrë në politikë.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436