INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një takim Hi 5! Batuta e të qeshura pa fund mes Putin dhe princit saudit [VIDEO]

Një takim Hi 5! Batuta e të qeshura pa fund mes Putin dhe princit saudit [VIDEO]

Publikuar më: 15:13 01-12-2018

Dy liderët që morën vëmendjen e mediave gjatë takimit të G 20 në Argjentinë janë presidenti rus Putin dhe princi saudit.

Ata u shfaqën mjaft miqësor me njëri-tjetrin duke bërë batuta dhe duke u përshëndetur sit ë rinjtë me një Hi 5.

Dy liderët ndodheshin në sallën kryesore ku zhvillohen takimet e samitit të G20, kur të qeshurat e tyre me zë të lartë tërhoqën vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Prania e princit në samitin ndërkombëtar ishte në dyshim për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Mirëpo, duket se të gjithë janë dorëzuar para fuqisë ekonomike të Arabisë Sauditë dhe pavarësisht akuzave, princi qëndron në krah të liderëve botërorë.

Nga ana tjetër edhe pse Putin nuk gëzon simpatinë e shumë udhëheqësve  ai është aty dhe argëtohet.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715