INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reporterët pa kufij: Media në Shqipëri e kërcënuar nga krimi dhe politika

Reporterët pa kufij: Media në Shqipëri e kërcënuar nga krimi dhe politika

Publikuar më: 16:02 01-12-2018

Në raportin më të fundit për lirinë e medies në botë, “Reporterë pa kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me një vend më lart krahasuar me një vit më parë, por gjithsesi konsideron se ajo është nën presion. Shqipëria renditet në vendin e 75 duke u vlerësuar me 29.49. pikë. Sipas “Reporterëve pa kufij” problemet janë të shumta për medien shqiptare. Raporti pohon se standardet rregullatore janë të manipuluara në interes të qeverisë dhe pronësia e mediave vizive është e përqendruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj ndërsa flitet edhe për ndikimin e krimit të organizuar. Kjo ka krijuar një situatë, në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe rreth 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.

rapooo.png

Në raport përmenden edhe rastet e 3 gazetarëve shqiptarë, që sipas “Reporterë pa kufij” janë kërcënuar nga krimi dhe politika. Bëhet fjalë për  Klodiana Lalën, Alida Totën dhe Basir Çollakun. Raporti i vitit 2018 zbulon se krimi i organizuar ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe medieve. Disa prej të intervistuarve janë aktualisht nën mbrojtjen e policisë, pasi kërcënohen nga grupet kriminale për shkak të raportimeve të tyre.  “Reporterë pa kufij”  thonë se 30 gazetarë në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej nisjes së vitit 2017. Të paktën 10 gazetarë janë vrarë këtë vit në Brazil, Kolombi dhe Meksikë. Edhe Europa nuk i ka shpëtuar një rreziku të tillë. Dy gazetarë janë vrarë për shkak të punës së tyre gjatë dy viteve të fundit: Daphne Galizias iu vu bombë poshtë makinës në Maltë në tetor të 2017, ndërsa Ján Kuciak e qëlluan për vdekje së bashku me të fejuarën në shkurt të 2018. Në Itali, 10 gazetarë janë nën mbrojtjen e plotë të policisë ditë e natë.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725