INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër kandidat për rolin e James Bond...Çfarë meshkujsh!

Një tjetër kandidat për rolin e James Bond...Çfarë meshkujsh!

Publikuar më: 11:46 16-03-2016

Listës së aktorëve kandidatë për të zëvendësuar Daniel Craig në rolin e James Bond, tashmë i është shtuar edhe një emër tjetër.

Bëhet fjalë per Aidan Turner, yllin e serialit "Poldark" i cili muajt e fundit ka lënë përshtypje mjaft të mira tek shikuesit e rrjetit televiziv BBC. Sipas tabloidit The Sun, Aidan ka udhëtuar javën e kaluar për në Los Angeles ku është takuar me producenten e filmit "James Bond", Barbara Broccoli. Një burim ka treguar për gazetën britanike se të qenit në L.A. konfirmon se aktori e ka diskutuar tashmë mundësinë për të qenë Agjenti i ardhshëm 007. Megjithatë nëse ky i fundit e ka seriozisht, atëherë do t'i duhet të përballet me konkurentë të fortë siç janë deri më tani aktorët Tom Hiddlestone, Idris Elba dhe Tom Hardy, te tre kandidatë për rolin në fjalë. Epo e fitoftë më i miri! 

Article Logic
Execution time: 0.0017950534820557