INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anne Hathaway do të rikthehet në “Ditari i Princeshës 3”

Anne Hathaway do të rikthehet në “Ditari i Princeshës 3”

Publikuar më: 14:06 15-03-2016

Më shumë se një dekadë më vonë, duket se do të rikthehet filmi që i bëri të gjithë vajzat e thjeshta të ëndërronin për një të ardhme me gjak blu, të ardhme princeshash.

Anne Hathaway po mendon seriozisht të kthehet në një seri të tretë të “Ditari i Princeshës”, filmit që e bëri shumë të njohur për publikun. Regjisori i këtij projekti ka thënë për revistën People, se ka qenë në bisedime me artisten 33 vjeçare, e cila ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer menjëherë sapo të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, pasi dihet tashmë se aktorja është shtatzanë. Krah saj mendohet të luajë Chris Pine, i cili gjithashtu ka qenë protagonist në serinë e dytë të këtij filmi. Kanë kaluar plot 12 vjet që kur e kemi parë për herë të fundit Anne në rolin e Mias, si do të na shfaqet kësaj here princesha jonë?!   

Article Logic
Execution time: 0.0034828186035156