INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sony e dëshpëruar, i ofron Daniel Craig shifrën stratosferike për

Sony e dëshpëruar, i ofron Daniel Craig shifrën stratosferike për "vetëm" dy filma si James Bond

Publikuar më: 10:33 06-09-2016

Shifra të çmendura për një rol që është kthyer në ikonë.

Agjenti 007 peshohet gjithmonë në ar, jo vetëm në fitimet e përhershme marramendëse në box office, por edhe për pagesat e aktorëve respektivë. Kështu i ka ofruar britanikut Daniel Craig bukurinë e 150 milionë paundëve për të mbajtur lart emrin e James Bond në dy filma të tjerë. Radar Online raporton se Sony është e dëshpëruar që të sigurojë sërish shërbimet e  48 vjeçar ndërkohë që kërkojnë një pasardhës më të ri, që si pasojë të jetë dhe më jetëgjatë në këtë rol. Emrat e spekuluar kanë qenë të shumtë, por të marrësh kostumin e James Bond duket se nuk është diçka që mund ta bëjë kushdo.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891