INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johnny Depp do të “hetojë” vrasjet e 2 Pac dhe Notorious B.I.G [FOTO]

Johnny Depp do të “hetojë” vrasjet e 2 Pac dhe Notorious B.I.G [FOTO]

Publikuar më: 17:16 08-09-2016

Emri i tij deri tani lakohej së shumti për divorcin me ish bashkëshorten Amber Heard dhe faktin se ishte i dhunshëm , por tashmë ka ardhur momenti që Johnny Depp ta rikthejë fokusin tek karriera.

Ai do të luajë në filmin “Labyrinth” të regjisorit Brad Fuman, i cili ka bërë edhe regjinë e “The Infiltrator”, “Runner Runner” dhe “The Lincoln Lawyer”. Në këtë film Johnny do të luajë rolin e detektivit Rusell Poole i cili do të hetojë vrasjet e Tupac Shakur dhe Notorious B.I.G. Sipas burimeve të “Screen Daily”  ky film do të jetë një përshtatje e librit “Labyrinth” të autorit Randall Sullivan i sjellë nga producentja Miriam Segal. 

Article Logic
Execution time: 0.0018310546875