INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50 vjetori i

50 vjetori i "Star Trek" shënon fansa në rritje [VIDEO]

Publikuar më: 13:56 05-09-2016

Janë vënën në dispozicion tre ditë  kushtuar festimeve të 50 vjetorit të “Star Trek”. Fansat e shumtë të kësaj sage kanë mundësinë  të marrin pjesë në qendrën e konventave  “Jacob Javits” për të takuar aktorët e famshëm të “Star Treku”-t. Aktori LeVar Burton, që interpreton komandantin Geordi La Forge te “Star Trek the Next Generation” u shpreh:

“’Star Trek’-u është një pjesë shumë e rëndësishme. Edhe unë vetë, po të mos isha pjesë e kastit, do të isha ulur mes fansave”.

Gjithashtu Albert Nimoy, djali i aktorit të ndjerë Leonard Nimoy i njohur për portretizimin e Spokut, do të ofrojë detaje mbi dokumentarin e tij të ri gjatë sesioneve të panelit. Interesante do të jetë edhe jetë improvizimi i një shesh xhirimi ku fansat do të mund të realizojnë foto në karrigen e kapitenit, detajet që do të ofrohen nga shkencëtarë të NASA-s për eksplorimet hapësinore dhe shitja e stampave përkujtimore nga shërbimet postare amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111