INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
James Bond i ardhshëm mund të jetë femër [VIDEO]

James Bond i ardhshëm mund të jetë femër [VIDEO]

Publikuar më: 13:26 25-05-2016

Zëvëndësimi që pritet të bëhet në filmin  “James Bond”  vërteton se jo vetëm meshkujt por edhe femrat  dinë të jenë të në krye të një misioni të rëndësishëm.

Ylli i serisë së filmave “X-files” , Gillian Anderson mund të jetë e para Bond Girl. “Është Bond, Jane Bond”,shkruajti aktorja në Twitter duke e shoqëruar me hashtagun  “NextBond” . Ajo  ka shprehur dëshirën për ta pranuar rolin e lënë nga Daniel Craig, si agjentja sekrete më e famshme në botë.

Aktori britanik Daniel Craig ka qenë nën petkun e 007-ës për 4 seri me radhë  por vendosi që të mos pranojë më të jetë protagonist i dy filmave të tjerë, duke refuzuar edhe shumën prej 60 milionë paundësh.  Menjëherë pas kësaj nisën spekulimet mbi zëvëndësuesin e tij dhe mes emrave të lakuar kanë qenë Tom Hiddleston, Elba dhe Daniel Lewis. Por deri tani mendohet se Gillian Anderson është më e preferuara.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613