INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin debatet në parlament për Metën! Balla, anulimi i zgjedhjeve i pavlefshëm

Nisin debatet në parlament për Metën! Balla, anulimi i zgjedhjeve i pavlefshëm

Publikuar më: 10:34 13-06-2019

Në parlament ka nisur debate për vendimin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në foltore u ngrit kreu i grupit të PS, Taulant Balla që e cilësoi si të pavlefshëm aktin e Ilir Metës.

Balla u kërkoi deputetëve të miratojnë rezolutën dhe theksoi se zgjedhjet do të bëhen.
"Dua t'ju informoj që para 9 muajsh, kryetari i shtetit e ka kryer këtë procedurë dhe unë si kryetar i grupit të PS i kam propozuar datën 9 qershor. Presidenti me të drejtë tha janë dy data ose 23 ose 30. Presidenti më bindi dhe unë u binda që data 30 të jetë e vetmja datë e zgjedhjeve. Meqënëse ka ardhur koha që të zbardhen të gjitha bisedat", tha Balla i cili zbuloi për herë të parë që ka folur privatisht me Metën.
Me tej Balla shtoi se caktimi i datës është komptecë e presidentit, por jo privilegj dhe se ai nuk e zgjedh dot periudhën zgjedhore, pasi kjo është e përcaktuar me ligj. “Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të përzgjedhë vetëm 2 të diela. Identifikimin e datës presidenti e bën në konsultë me partitë parlamentare. Caktimi i datës është rezultati i një konsensusi,” sqaroi Taulant Balla.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249