INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushata në Greqi, kreu i opozitës: Sanksione ndaj Shqipërisë nëse…

Fushata në Greqi, kreu i opozitës: Sanksione ndaj Shqipërisë nëse…

Publikuar më: 10:41 13-06-2019

Greqia tashmë është në fushatë zgjedhore pas vendimit për të kaluar në zgjedhje të parakohshme që zhvillohen në 7 korrik.

Dhe kandidati për kryeministër Kiriakos Micotakis kreu i opozitës paralajmëron se Greqia do të vendosë sanksione ndaj Shqipërisë në rast se nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.

Micotakis, partia e të cilit shihet favorite, u shpreh se nëse Tirana dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë duhet në radhë të parë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

“Do të ketë sanksione nëse nuk respektohen te drejtat e komunitetit grek dhe kjo ka lidhje me marrëdhënien tonë dypalëshe. Nëse do Rama të kemi marrëdhënie të mira të respektojë të drejtat e minoritetit grek.”

Pak ditë më parë  edhe kryeministri Aleksis Cipras gjatë prezantimit të programit elektoral paralajmëroi Shqipërinë, se nuk do të merrte dritën jeshile për në BE në rast se nuk plotësohen të drejtat e minoritetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984