INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis numërimi mbrapsht, Viti i Ri troket në disa shtete të botës…[VIDEO]

Nis numërimi mbrapsht, Viti i Ri troket në disa shtete të botës…[VIDEO]

Publikuar më: 13:16 31-12-2018

Ndërsa një pjesë e botës është duke u përgatitur për të pritur Vitin e Ri.Viti i ri tashmë trokiti së pari në Samoa dhe Kiribati.

Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas, me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet dhe kjo që në koheë kur zgjodhi që ta kapercente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.

Menjëherë pas tij, fishekzjarret shpërthyen në nje spektakël magjik në Auckland të Zelandës së Re. Sikurse e do edhe tradita fishekzjarret ndezin qiellin ndërsa me mijëra qytetarë dolën në rrugë për të shijuar spektaklin.

Por më madhështori nga të gjithë si spektakli piroteknik, mbetet ai i Sidneit, në Australi që konsiderohet si spektakli më i avancuar teknologjikisht. Por këtë radhë, 2019 erdhi edhe me një rrebesh shiu, i shoqëruar edhe nga vetëtima e rrufe, duke detyruar anullimin e një spektakli ajror në zonë.

Nga ana tjetër në disa shtete Europiane sikundër Franca po e pret këtë 2019 nën monitorimin e forcave të shumta policore.

Kjo për shkak të protestave të jelekëve të verdhë dhe sulmeve terroriste që prej disa vitesh mbajnë në ankth shume vende të botës. Ndër vendet e fundit të globit që presin trokitjen e vitit të ri do të jenë ishujt amerikane Baker dhe Hauland Island, ku 2019-ta mbërrin mesditen e 1 janarit me orën europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432