INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urimi ironik për fundvit i studentëve protestues

Urimi ironik për fundvit i studentëve protestues

Publikuar më: 13:09 31-12-2018

Studentët e universiteteve publike edhe pse të paktë në numër vijojnë protestën. Ata në këtë fundvit vijnë me një mesazh për Edi Ramën dhe politikën.

Ata kanë shpalosur një banderolë të madhe para Kryeministrisë dhe kanë uruar shqiptarët që për vitin 2019 të kenë një kryeministër që e do Shqipërinë.
Mes ironisë ata kanë ‘thumbuar’ Kreun e qeverisë, teksa ky i fundit po mban një konferencë për shtyp me gazetarët.
Studentët prej kohësh protestojnë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre, ndërsa pak ditë më parë Rama doli me një Pakt për Universitetin, ku u miratuan 11 VKM. Por ata nuk janë pajtuar me ato vendime dhe kanë lajmëruar protesta të fuqishme në janar.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881