INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga vendi i dasmës tek emri i bebit, Eduart Grishaj flet TROÇ: Dasmën do ta bëjmë në...[VIDEO]

Nga vendi i dasmës tek emri i bebit, Eduart Grishaj flet TROÇ: Dasmën do ta bëjmë në...[VIDEO]

Publikuar më: 09:31 22-07-2020

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Prej muajsh tashmë, ata kanë njoftuar se shumë shpejt do të bëhen prindër, madje Arbana është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Çifti nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebit, por lart e poshtë thuhet se është djalë, megjithatë moderatorja ka vendosur që këtë eksperiencë të bukur ta mbajë private.
Ndërkohë që partneri i saj Eduarti ishte i ftuar në "Pushime on Top", ku ka zbuluar disa detaje që nuk i dinim më parë. Gjatë intervistës, regjisori i njohur tregoi vendin sse ku do të mbahet dasma e tij dhe Arbanës, mirëpo ata nuk kanë një datë fikse. 

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura.”- tregoi ai.

Gjithashtu, Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar.

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet çdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar.”- ka thënë regjisori.

Article Logic
Execution time: 0.0031580924987793