INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për pak javë bëhet sërish nënë, Arbana Osmani mezi po pret të bëjë këtë gjë pas lindjes! [FOTO]

Për pak javë bëhet sërish nënë, Arbana Osmani mezi po pret të bëjë këtë gjë pas lindjes! [FOTO]

Publikuar më: 14:06 12-07-2020

Arbana Osmani po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të dytë. Moderatorja dhe regjisori Eduart Grishaj do bëhen me një djalë dhe gjinia u zbulua gjatë një surprize që stafi i emisionit i bëri Arbanës. Vetë moderatorja ka treguar se verën do e kalojë në maternitet, duke lënë të kuptohet se është në javët e fundit të shtatzënisë.

Së fundmi Arbana ka postuar një foto nga udhëtimi në Theth, ku shfaqet plot nur dhe dallohet barku i rrumbullakosur. Moderatorja ka marrë komplimenta e urime të shumta nga fansat, por ata nuk janë mësuar me këtë look të Arbanës dhe menjëherë ia vunë këtë gjë në dukje:

“Ti je yll fare por këto pantallonat falja dikujt se nuk qenkan për ty”, i shkruante një ndjekëse.

Arbana nuk ngurroi aspak t’ia kthenet se kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëjë pas lindjes. Moderatoria ia ktheu: “Mezi po pres”, me një emoji duke qarë që të lë të kuptosh se veshjet në periudhë shtatzënie janë një hall më vete.

stq.png

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273