INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga shitëse në milionere, rrëfimi i rrallë i Georgina Rodriguez: ''Shkova me autobus, u ktheva me Bugatti’''

Nga shitëse në milionere, rrëfimi i rrallë i Georgina Rodriguez: ''Shkova me autobus, u ktheva me Bugatti’''

Publikuar më: 19:27 27-01-2022

Georgina Rodriguez sot është nga femrat më të ndjekura në botë me rreth 30 milionë ndjekës. Bukuroshja që nga publiku u njoh pasi u lidh me futbollistin Cristiano Ronaldo ka dhënë një rrëfim të rrallë në dokumentarin ‘’Soy Georgina’’ në Netflix.

Ajo ka folur për vështirësitë që hasi për t’u përshtatur me jetën luksoze nga një shitëse që ishte më parë. Dokumentari tregon jetën e Georginas si nënë, blogere, biznesmene dhe bashkëshorte e Cristiano Ronaldos.

Ajo ka komentuar kështu fillimet e marrëdhënies me yllin e Manchester United, kur ai erdhi ta merrte pas ditës së punës si shitëse në shtëpinë e Gucci, në Madrid: “Shkova në punë me autobus dhe erdha në shtëpi me një Bugatti”.

Momentalisht bukuroshja është në pritje të ëmbël të dy binjakëve, që do të vijnë në jetë pas vajzës së tyre të parë Alana Martina, në vitin 2017.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo do të bëhet baba për herë të gjashtë.

Ai tashmë është prind i Cristiano Jr. i lindur në vitin 2010, gjithashtu i binjakëve Eva dhe Mateo, të lindur në vitin 2017 nga një nënë surrogate.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030429363250732