INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga bullizmi që ka përjetuar për shkak të pamjes, te planet për të ardhmen, Alketa Vejsiu i rrëfen të gjitha

Nga bullizmi që ka përjetuar për shkak të pamjes, te planet për të ardhmen, Alketa Vejsiu i rrëfen të gjitha

Publikuar më: 12:27 03-07-2020

Alketa Vjesiu është një ndër moderatoret shqiptare, e cila arriti kulmin në karrierën e saj me pjesmarrjen si prezantuese në Sanremo. Së fundmi, moderatorja ka qenë në coverin e revistës britanike, “Global Woman”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.

E pyetur mbi eksperiencën si prezantuese e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa ka deklaruar se për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Moderatorja ndërkohë është është ndalur edhe tek bullizmi që ka marrë në fillimet e karrierës por jo vetëm e kjo për shkak të pamjes së jashtme që ajo ka.

Alketa tregon se mesazhet e tilla janë të shumta, dhe në fillim kur ishte ende e re i vunte, por tani ka fituar “imunitet”.

“Ne biseduam në episodin e fundit për ngacmimin. Dhe e kam përjetuar vetë se çfarë do të thotë të ofendohesh për fytyrën tënde të papërsosur. Unë vazhdoj të marr mesazhe jashtëzakonisht fyese që përpiqen të më poshtërojnë mua si femër, për fytyrën dhe fizikun time. Unë jam imun ndaj kësaj sepse jam i rritur, por nuk mund të mohoj se ka qenë e vështirë për mua gjatë viteve të adoleshencës time! Dhe është e vështirë për fëmijët në ditët e sotme.”, u shpreh ndër të tjera Alketa.

Gjithashtu Alketa ka folur dhe për eksperiencën e saj në Sanremo, të cilën e cilësoi si momentin më të lumtur të karrierës së saj.

“Absolutisht është momenti më i lumtur i karrierës time. Unë i dëshmova vetes sime se mund të vish nga një vend i vogël, por mund të mendosh dhe të veprosh shumë përtej kufijve. Për shkak se talenti, ëndrrat dhe pasioni, ata e gjejnë gjithmonë rrugën.Për të qenë e sinqertë, u ndjeva kaq e habitur nga mënyra sesi më mbështeti media italiane. Por me Sanremo-n është rasti kur duhet të përmendim rolin e një menaxheri të shkëlqyeshëm. Emri i tij është Lucio Presta, dhe ai është histori suksesi që qëndron pas pamjes sime.”, ka deklaruar Alketa.

Sic dihet Alketa është pjes dhe e botës së biznesit dhe për këtë ajo ka theksuar se po punon fort që ta zgjeroj ndërkombëtarisht biznesin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0024430751800537