INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi e ironizoi publikisht, Xhemi i përgjigjet me lezet Alketa Vejsiut: Mos të ngjaj si gagaçe…[FOTO]

Pasi e ironizoi publikisht, Xhemi i përgjigjet me lezet Alketa Vejsiut: Mos të ngjaj si gagaçe…[FOTO]

Publikuar më: 13:34 27-02-2020

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, u komentua shumë pas përfundimit të Festivalit të RTSH-së për këngët e shumta që këndoi, si dhe për fustanet e panumërta që ndërroi. Menjëherë pas përfundimit të festivalit, portali që drejtohej nga Alketa Vejsiu, lëshoi disa thumba lidhur me njerëzit që komentuan negativisht moderatore.

E një prej tyre ishte edhe moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, të cilën portali i Alketës e krahasoi me “Gagaçen”, një personazh që imiton Salsano. Në atë kohë Xhemi vendosi që të mos reagonte, duke preferuar të qëndrojë në heshtje, megjithatë pasditen e djeshme ka folur pak tërthorazi.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, së bashku me Salsanon dhe ky i fundit tregoi se çfarë duhet të ndryshojë moderatorja. Salsano tha se Xhemi duhet të kujdeset më shumë për veten, megjithatë ajo duhet vlerësuar pasi i kushton më shumë rëndësi fjalës se sa pamjes.

Pas kësaj ka reaguar Xhemi, e cila ka thënë se prioritet për të është fjala, pasi nuk dëshiron të ngjajë si gagaçe. “Jo, te fjala e kam prioritetin, që të mos ngjaj si gagaçe”, i është përgjigjur Xhemi me të qeshura.

Pra Xhemi sa dha një replikë ironike tërthorazi për Alketën?!

femt.png

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658