INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Getoari feston ditëlindjen, Marina i bën urimin dhe surprizën e veçantë: Gëzuar burri im simpatik...[FOTO]

Getoari feston ditëlindjen, Marina i bën urimin dhe surprizën e veçantë: Gëzuar burri im simpatik...[FOTO]

Publikuar më: 11:28 03-07-2020

Sot është një ditë e veçantë për këngëtarin Getoar Selimi, ndërsa feston ditëlindjen. Dhe Marina Vjollca, bashkëshortja e tij, sapo ka trokitur mesnata, i ka bërë një urim mjaft të bukur, plot ndjenjë. Në fakt s’kishte se si të ndodhte ndryshe…

Duke publikuar një foto të tij, Marina shkruan, “Gëzuar ditëlindjen, bashkëshorti im i dashur, heroi im, burri im simpatik. Doja të të uroja më të mirat, por ti tashmë më ke mua dhe nuk ke nevojë”.

Dhe nuk ka munguar përgjigja e Getit, i cili e cilëson veten me fat që ka në krah një grua si Marina. “Jom me fat”.

tiranaber.jpg

 

Getoari ka publikuar disa pamje nga festa që iu bë dje surprizë nga partnerja e tij Marina, e cila i kishte përgatitur edhe një tortë të veçantë. Geti i mbështetur në një shishe shampanje me gotën në dorë, një pamje gati e njëjtë me atë që shfaqet në klipin e ri me Majk.

Në tortë shkruhet titulli i këngës “Je t’aime” dhe urimi i ëmbël “edhe 100 dashuri”!

“Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime”, shkruan Getoari në postim.

 
 
 
View this post on Instagram

? thnx per kete torte te mrekullushme my love @marina_vjollca

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105