Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka reaguar ndaj zërave që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për një lidhje të mundshme romantike me ish-banorin tjetër, Toney.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet drejtpërdrejt mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, duke i hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime dhe duke theksuar se raporti mes tyre është vetëm miqësor dhe profesional.
“Jo çdo djalë dhe vajzë që shihen bashkë janë çift. Ndonjëherë janë thjesht dy njerëz që flasin, punojnë… pa pasur nevojë për etiketa”. është shprehur ajo.
Më tej, Pollozhani u ndal edhe te jeta e saj private, duke theksuar se preferon ta mbajë atë larg vëmendjes publike. Ajo u shpreh se është një person diskret dhe nuk synon të ekspozojë marrëdhëniet sentimentale në rrjetet sociale pa qenë e sigurt.
“Kur të vijë momenti që jam me dikë në krah, do të jetë një moment që do ta publikoj me unazë në gisht. Por me aq sa di unë, asnjë vajzë nuk nxjerr në foto dikë që po e njeh apo në fillimet e lidhjes,” u shpreh ajo, duke shtuar me humor se beson edhe te “syri i keq”, ndaj do të ishte e kujdesshme edhe në publikime.









23 Apr 2026 





