INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një marrëdhënie me ish-banorin e Big Brother? Egli Tako flet hapur

Në një marrëdhënie me ish-banorin e Big Brother? Egli Tako flet hapur

Publikuar më: 13:39 21-03-2026

Së fundmi, rrjeti ka qenë i mbushur me aludime rreth një romance të mundshme mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Takos dhe Redon Beranit.

Dyshimet u nxitën nga publikimi i disa fotografive të ngjashme, ku u krijua përshtypja se Egli ndodhej në të njëjtin automjet me Redonin.

Për të sqaruar këtë situatë, ish-banorja ka zgjedhur të flasë ndërsa ka mohuar çdo pretendim duke u përgjigjur me doza ironie ndaj thashethemeve të vazhdueshme për jetën e saj private.

Ajo u shpreh: “Se marr vesh, unë me këtë muhabetin e lidhjeve e fortë paskam qenë se si i mbaj nga 4 për muaj, nuk e di dmth, i fsheh nga njëri-tjetri. Sigurisht që jo, nuk jam takuar, do doja të isha takuar, kam shumë respekt për të dhe për familjen e tij, është një djalë shumë i mirë dhe një shok shumë i mirë. Absolutisht lajmi nuk është i vërtetë.”

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0026311874389648