INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në “Loro Boriçi” ikin dritat, Vllaznia dhe Kukësi ndahen në paqe

Në “Loro Boriçi” ikin dritat, Vllaznia dhe Kukësi ndahen në paqe

Publikuar më: 21:25 08-09-2016

Vllaznia dhe Kukësi janë ndalur në një barazim pa gola në këtë përballje të parë për këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore, duke dalë kështu me nga një pikë nga kjo sfidë. Një ndeshje që nisi me ceremoninë zyrtare të lamtumirës së Elvin Beqirit, i cili shkelmoi topin për herë të fundit, para se të varë këpucët në gozhdë, ndërkohë që takimi u mbyll jo nga gjyqtari kryesor i takimit, por nga përgjegjësi për sistemin e ndriçimit në “Loro Boriçi”. Pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndriçimi në stadium është zbehur, për të bërë të pamundur zhvillimin e minutave shtesë, të paktën për pesë minuta, deri kur gjithçka është normalizuar, për të vijuar aty ku u ndal.
Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve për të shënuar e për të siguruar tre pikët, ka mbizotëruar kujdesi në fazën mbrojtëse, për të mos pësuar. Për shkodranët, është Shtubina lojtari më aktiv, me disa raste në zonën kuksiane, por pa sukses. Në kampin tjetër, i rikthyeri Pejiç ka qenë disa herë pranë golit për të kaluar Kukësin në avantazh, por portieri Agoviç ka qenë në lartësinë e duhur për të ndalur përpjekjet e kroatit.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936