INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana nuk fiton dot në Shkodër, bardheblutë bien për herë të parë në histori nga Superliga

Tirana nuk fiton dot në Shkodër, bardheblutë bien për herë të parë në histori nga Superliga

Publikuar më: 19:17 27-05-2017

E pamendueshmja ka ndodhur, ekipi me historinë më të madhe në kampionatin shqiptar ka lënë Superligën duke rënë një kategori më poshtë.

Tirana bie për herë të parë në historinë e saj në Kategorinë e Parë, duke lënë kështu një boshllëk të madh sezonin tjetër në kategorinë maksimale shqiptare. Gjithçka është vendosur në javën e fundit të kampionatit, ku ndeshja Vllaznia-Tirana vendoste fatin e dy ekipeve. Dhe nëse Vllaznisë i mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar qëndrimin, kjo edhe për shkak të rezultateve të Laçit dhe Flamurtarit, Tiranën mund ta shpëtonte vetëm fitorja. Ajo nuk ka ardhur pasi ndeshja është mbyllur në rezultatin e bardhë 0-0. Nuk ka munguar as tensioni, me arbitrin italian Paolo Silvio Mazzoleni që është detyruar të nxjerrë dy lojtarë me të kuq, respektivisht nga një për ekip.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436