INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mario Balotelli vendos rekord në Nice

Mario Balotelli vendos rekord në Nice

Publikuar më: 19:24 08-09-2016

Ai ende nuk ka patur shansin të zbresë në fushë me skuadrën e re, por përtej çdo dyshimi Mario Balotelli është një marrëveshje e shkëlqyer për Nice, të paktën në fushën e marketingut dhe impaktin te tifozët. Siç raporton  “La Gazzeta dello Sport”, ardhja e “Supermarios” në Nice, ka rritur ndjeshëm numrin e abonimit të tifozëve (12 mijë, rreth 20% më shumë se një vit më parë), si dhe të gjithë fanellat e tij me numrin 9, janë shitur tashmë. Mania “Balotelli” ka ndikuar edhe në rrjetet sociale, ku 13 mijë pëlqime ka arritur postimi i mirëseardhjes në Facebook, dhe në Tëitter ka pasur mbi 10 mijë “retëeets”. Video e parë në stërvitje e sulmuesit është shfaqur 77 mijë herë, ndërsa gazeta lokale ka shënuarr rekord shitjesh dhe leximesh. Të gjitha efektet e etheve “Balotelli” me shumë mundësi do të arrijnë majat të dielën në derbin ndaj Marseille, ndeshjë në të cilën Mario do të luajë që nga minuta e parë, ku rreth 35 mijë tifozë duket të jenë gati për të mbështetur idhullin e ri. Tashmë Balotelli duhet të japë përgjigjen e tij, në fushë.

Article Logic
Execution time: 0.0038151741027832