INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skënderbeu fiton në Laç, Vllaznia rrezikon qëndrimin

Skënderbeu fiton në Laç, Vllaznia rrezikon qëndrimin

Publikuar më: 12:34 06-03-2016

Skënderbeu vazhdon të mbajë hapin e titullit dhe i përgjigjet në distancë suksesit të Partizanit në derbi. Kampionët kanë mundur Laçin dhe rivendosën distancën prej 4 pikësh me “Të Kuqtë”.

Gola për korçarët u shënuan nga Progni në minutën e 35 të takimit dhe në pjesën e dytë golashënuesi më i mirë i superligës Hamdi Salihi shënoi në minutën e 65 të golin e sigurisë, por edhe golin e 21 të tij në këtë kampionat.

Gjithsesi diferenca me Partizanin është sërish plus katër pikë.Teuta e Durrësit ka fituar me Bylisin me rezultatin 1-0, duke marrë 3 pikë shumë të rëndesishme në objektivin e saj për sa i pëerket kupave të Europës. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Musta pas një krosimi të Lukic në minutën e 76 -të.

Në Shkodër Vllaznia humbet në shtëpi me Kukësin 1-2 dhe tashmë rrezikon shumë qëndrimin në superiore.Vllaznia,ka kryesuar në fillim me një gol të shënuar nga mbrojtesi Vrapi 10 por nuk ka mundur ta mbajë këtë rezultat.

Ka qënë sulmuesi Emini 35 qe ka vendosur ekuilibrin dhe Hasani 70 i ka dhënë fitoren e çmuar miqve.

Ndërkohë supriza tjetër vjen nga Vlora. Tërbunin merr pike edhe me Flamutrarin në nje takim që mbyllet me shifrat 1-1.

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279