INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në listën e personazheve të famshëm më “të rrezikshëm” në internet është edhe këngëtarja shqiptare! [FOTO]

Në listën e personazheve të famshëm më “të rrezikshëm” në internet është edhe këngëtarja shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 14:30 25-10-2019

Firma e sigurisë në internet, “McAee”, ka zbuluar së fundmi listën e 10 personazheve më të “rrëzikshëm” në internet. Pjesa më e madhe e personazheve janë shumë të njohur për publikun dhe emrat e tyre janë ndër më të kilikuarit në internet.

Kjo fimrë ka sqaruar se nëse klikoni emrin e tyre në internet, kompjuteri ose telefoni juaj rrezikon të preket nga viruset. Këtë vit listën e kryeson komediani amerikan dhe prezantuesi, John Oliver, si emri më i rrezikshëm për t’u kërkuar. Gjithashtu pjesë e listës janë edhe tre komedianë të tjerë, James Corden, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon.

Përveç aktorëve, pjesa më e madhe e listës është e mbushur me emra të këngëtarëve, ku është i përfshirë edhe Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë shqiptare renditet e dyta dhe ndiqet nga artistë të tjerë si, Nicki Minaj, DJ Calvin Harris dhe Billie Eilish.

Sipas firmës së sigurisë në internet, këtë vit pjesë e listës është edhe Liam Hemsworth dhe Emilia Clarke.

dualip.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041208267211914