INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A tregon ky DETAJ se tashmë është në një lidhje? Enca merr surprizën e veçantë për ditëlindje [FOTO]

A tregon ky DETAJ se tashmë është në një lidhje? Enca merr surprizën e veçantë për ditëlindje [FOTO]

Publikuar më: 17:32 25-10-2019

Prej kohësh Enca ka qenë në qendër të diskutimeve në lidhje me jetën e saj private. Pavarësisht se ajo publikon shpesh nga përditshmëria e saj, gjithmonë ka qenë e rezervuar përsa i përket dashurisë. Por duket se çdo gjë paska ndryshuar, pasi ka qenë vetë ajo që ka publikuar disa foto nga nata e saj romantike.

Këngëtarja ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj foto të shtratit të mbuluar me petale rozë e në krahë të tij një buqetë të madhe me trëndafila, një cigare të lidhur me një fjongo si dhe një dhuratë nga marka e njohur “Fendi”. Të gjitha këto foto edhe pse tepër romantike dhe dyshuese, Enca i ka quajtur pjesë të “fundjavës së ditëlindjes”, duke lënë kështu të gjithë fansat me kureshtjen se nga vjen kjo surprizë.

enca-4.jpgenca.jpgenca-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.02101993560791