INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për Elvana Gjatën, Dua Lipa thotë fjalët më të mira të mundshme LIVE! [VIDEO]

E pyesin për Elvana Gjatën, Dua Lipa thotë fjalët më të mira të mundshme LIVE! [VIDEO]

Publikuar më: 17:05 12-10-2019

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, performoi në edicionin e 20-të të “The Neë Yorker Festival”, në Manhattan këtë të premte. Gjatë bisedës me Amanda Petrusich, pjesë e stafit të revistës prestigjioze, Dua tregoi se ç’është për të liria.

“Të marr vendime për të drejtat e mia. Të jem në gjendje të vendos çfarë bëj me trupin tim, me zgjedhjet e mia, me opinionet që unë kam. Liria për mua është të mbështesim njëra tjetrën dhe të lëmë që secili të thotë atë që mendon.”- u shpreh ndër të tjera këngëtarja e cila shtoi se nuk humbet asnjë rast për t’i treguar njerëzve që vjen nga Kosova.

E pyetur se kush nga artistët shqiptarë e frymëzon më shumë, emri i parë që përmendi ishte ai i të atit, Dukagjin Lipa. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se gjatë kësaj kohe dikush nga publiku përmendi emrin e Elvana Gjatës.

Dua nuk vonoi të reagonte për ta pohuar dhe tha: “Po, Elvana Gjata gjithashtu. Është shumë e mirë!”

Article Logic
Execution time: 0.0030970573425293