INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Itali nis përplasja me euron, populistët thirrje për protesta

Në Itali nis përplasja me euron, populistët thirrje për protesta

Publikuar më: 17:39 29-05-2018

Kriza politike që ka mbërthyer Italinë duket se tashmë prek zonën euro dhe aksionet në tregjet ndërkombëtare duke rikthyer frikën e Brexit.

Italia po kalon një krizë kushtetuese dhe politike, nga përplasja e forcave pro dhe kundër eurozonës.

Me zgjedhjet e përgjithshme që priten që në fillim të shtatorit, dy partitë kryesuese në zgjedhjet e marsit, Lëvizja Pesë Yje dhe Lega Nord po paralajmërojnë një periudhë të pasigurt për ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

Kryeministri i ri i përkohshëm i Italisë i mandatuar ditën e djeshme Cottarelli do të përpiqet të formojë një qeveri të re.Pas disa javësh të mbushura me pasiguri funksioni kryesor i 64-vjecarit është të kalojë buxheti dhe të siguroj stabilitetin.

Cottarelli u përpoq të zbuste frikën mbi krizën në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës. Megjithatë, tregjet reaguan negativisht.Por ato që duket se po bllokojnë edhe procesin politik janë populistët.

Lëvizja 5 Yjet e cila ka shumicën në parlament, është zotuar të bllokojë qeverinë e Cottarellit.

Kreu i saj Luigi di Maio u bëri thirrje qytetarëve italianë të protestojnë më 2 dhe 3 qershor. Dhe nëse kryeministri i ri humbet një votëbesim, atëherë së shpejti priten zgjedhje të reja.Analistet mendojnë se zgjedhjet do të jenë në fakt një referendum de fakto, mbi Bashkimin Europian dhe Euron.

Nëse italianët do të votojnë kundër unionit, kjo do të ishte sfida më e rendë për bllokun që prej daljes së Britanisë nga blloku.

Article Logic
Execution time: 0.0043010711669922