INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë minorenëve në Itali, arrestohet familja shqiptare, përgjimi i nënës që i 'fundosi' [EMRAT]

Kokainë minorenëve në Itali, arrestohet familja shqiptare, përgjimi i nënës që i 'fundosi' [EMRAT]

Publikuar më: 13:40 20-05-2018

“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë". Është ky përgjimi i cili ka fundosur një familje shqiptare në Itali e cila u shiste drogë kokainë, marijuanë minorenëve në shtetin fqinj. Në përgjim është zbardhur fjala e nënës, ndërsa familja ndodhej prej kohësh nën përgjim

Shitja e lëndëve narkotike, kokainë, marijuanë dhe hashash, menaxhohej nga një 40-vjeçare shqiptare, së bashku me djalin dhe dhëndrin e saj.

Bëhet fjalë për 40-vjeçaren Adelina Lisi, e cila është arrestuar bashkë me djalin 23-vjeçar, Hasan, dhe dhëndrin e saj rumun, 28-vjeçarin Daniel Valentin Ugnureanu, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ju shihnin lëndë narkotike të miturve.

Mediat fqinje raportojnë se familja shqiptare brenda dy viteve kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë, vlera e të cilave shkonte në 200 mijë euro, por që janë sekuestruar, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040271282196045