INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhet ngërçi, a do ta qeverisë Italinë një profesor drejtësie…

Zgjidhet ngërçi, a do ta qeverisë Italinë një profesor drejtësie…

Publikuar më: 12:17 21-05-2018

Mediat italiane shkruajnë se Lëvizja “5 Yjet” dhe Lega Nord kanë rënë dakord se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt zbatimit të koalicionit të tyre qeverisës dhe rikthimit të një strukture politike në vend.

Spekulimet janë të shumta se M5S dhe udhëheqësit e Lega, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, kanë zgjedhur profesorin e drejtësisë në Universitetin e Firences, Giuseppe Conte si kryeministrin e ri të vendit.

Conte është relativisht i panjohur në jetën politike dhe publike dhe gazetat italiane kanë nisur të publikojnë profile dhe biografi mbi profesorin për t’i treguar votuesve të vendit nivelin e liderit të tyre të ardhshëm.

54-vjeçari vjen nga rajoni i Puglia-s në juglindje të Italisë dhe është diplomuar nga Universiteti La Sapienza në Romë.Gazeta Corriere della Sera shkruan se Conte vërtet ka “një CV shumë të pasur”, por ai nuk “ka ide për politikën’

Tashmë pritet që presidenti Mattarella këtë pasdite të thërrasë në mbledhje së pari Lëvizjet 5 Yjet dhe më pas Lega Nord.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053