INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriminel nëse u jep bukë azilkërkuesve, kujdes…

Kriminel nëse u jep bukë azilkërkuesve, kujdes…

Publikuar më: 18:15 29-05-2018

Qeveria hungareze po mendon një ligj të ri ku do të cilësohen kriminelë të gjithë ata që ndihmojnë emigrantë të paligjshëm që kërkojnë azil.

Legjislacioni parashikon printimin e manualeve me informacione për azilkërkuesit dhe dhënia e ushqimeve për ta, apo e këshillave ligjore, do të konsiderohen një shkelje penale.

Dënime me burg variojnë nga disa ditë e deri në një vit.

Kryeministri nacionalist, Viktor Orban po sfidon në këtë mënyrë politikat e BE-së për emigracionin.

Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia kundërshtojnë një skemë të BE-së për zhvendosjen e 160 mijë refugjatëve nga Siria dhe Eritrea në vende të tjera të unionit, për të zbutur peshën e Italisë dhe Greqisë, ku kampet e emigrantëve janë të mbipopulluara.

Parlamenti hungarez po debaton projektligjin e ri, pavarësisht faktit se shumë pak emigrantë apo refugjatë janë përpjekur të hyjnë në Hungari, kjo edhe për shkak të rrethimit me tela me gjemba të kufirit jugor të vendit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607