INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ne emigrojmë drejt Gjermanisë, por ja ku emigrojnë dhe vetë gjermanët e francezët

Ne emigrojmë drejt Gjermanisë, por ja ku emigrojnë dhe vetë gjermanët e francezët

Publikuar më: 11:13 14-07-2019

Jo vetëm ne emigrojmë për një jetë më të mirë drejt Gjermanisë dhe jo vetëm. Por edhe qytetarët e shteteve perëndimore zgjedhin të emigrojnë për një jetë më të mirë.

Edhe gjermanët dhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si vend pritës preferojnë kryesisht një tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.

Luksemburgu është shteti që përzgjidhet më së shumti për të punuar nga banorët e Gjermanisë dhe Francës.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018-të, 52 mijë shtetas gjermanë kanë kaluar kufirin me Luksemburgun me qëllim punësimin. Tek francezët ky numër është edhe më i lartë, duke arritur në 88 mijë. Shteti tjetër që kanë zgjedhur 46 mijë francezë është Belgjika.

Article Logic
Execution time: 0.0047311782836914