INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Histori emigracioni që të rrënqeth! 3 vjeçari gjendet me lot në sy në kufi...

Histori emigracioni që të rrënqeth! 3 vjeçari gjendet me lot në sy në kufi...

Publikuar më: 10:37 25-04-2019

Një djalë emigrant 3-vjeçar u gjend vetëm duke qarë në një fushë misri të Teksasit pranë kufirit SHBA-Meksikë. Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA-së zbuluan djalin në Luginën e Rio Grande pranë Bronsville, Texas. Zyrtarët thanë, se në këpucët e tij ishin të shkruar emri i tij dhe numri i telefonit. Një deklaratë është bërë dhe nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA,
“Ne besojmë se djali ishte me një grup më të madh që vrapuan kur hasën agjentë”.
Ai u dërgua në stacionin kufitar Fort Brown, ku ai u mbikqyr nga agjentët ndërsa po bëhen përpjekje për të gjetur familjen e tij. Agjentët e kufirit thonë se ai nuk flet mjaftueshëm për t’u treguar atyre se kush janë të afërmit e tij. Fëmija është dërguar në një qendër në Teksas, ku ai mbetet nën kujdesin e punëtorëve të fëmijëve. Sipas policisë, kontrabandistët kur janë gjendur përball agjentëve kanë ikur duke lënë fëmijën 3 vjeçar në fushën e misrit.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658