INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmet në ekonominë shqiptare nga emigracioni marramendëse

Dëmet në ekonominë shqiptare nga emigracioni marramendëse

Publikuar më: 09:23 25-04-2019

Rikthimi i eksodit në Shqipëri po shoqërohet jo vetëm me humbje njerëzore, por dhe ekonomike. Përgjatë tre dekadave të fundit, fenomeni i largimit, sidomos të të rinjve, njerëzve të kualifikuar dhe të asaj pjesë të shoqërisë të cilës i referohemi me “truri i vendit”, ka qenë një plagë e madhe. Organizma të ndryshme ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për këtë fenomen ndërkohë që një pjesë e tyre japin edhe shifra të përafërta të kostos ekonomike të migrimit.
Në një raport të Fondi Monetar Ndërkombëtar, shkruhet se në vende si Shqipëria, emigracioni ka ndikuar negativisht në Prodhimin e Brendshëm Bruto duke e ulur nga 0.6% deri në 0.9%. Këtu bëhet fjalë për ekonominë vjetore prej rreth 13 miliardë euro. Ky konsiderohet si dëm i drejtpërdrejtë si pasojë e emigracionit neto në vendin tonë dhe shkon e deri në 120 milionë euro në vit. Pra, largimi i shqiptarëve i heq prodhimit kombëtar një pjesë të konsiderueshme parash.
Një ndikim negative ka dhe tek forcat e punës. Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende si Mali i Zi, Rumania si dhe Letonia e Lituania emigracioni neto parashikohet të shkurtojë edhe forcën punëtore nga 10 deri në 20%.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607