INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 8 mars 30 gra i nisin Ramës një letër që nuk do ta gëzojë[FOTO]

Në 8 mars 30 gra i nisin Ramës një letër që nuk do ta gëzojë[FOTO]

Publikuar më: 12:20 08-03-2019

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri Edi Rama ka marrë papritur një letër që me shumë të ngjarë nuk do ta gëzojë. 30 gra përmbaruese të Dhomës Kombëtare e vënë në dijeni për sfidat, vështirësitë, por edhe padrejtësitë e mëdha që hasin në profesionin e tyre.
‘Profesioni ynë është përmbarimi. Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe zbatimi i drejtësisë së dhënë. Urojmë që të kuptoni, sa e vështirë është të ekzekutosh një vendim gjykate në Shqipëri. Veçanërisht po të jesh përmbaruese femër. Urojmë që ta kuptoni se, përmbaruesja duhet të zbatojë një vendim gjykate dhe kjo nuk mund të ndalohet. Nuk duhet të pengohet! Nuk mund të mos ekzekutohet! Duhet me çdo kusht nga gjithkush të respektohet! Por kjo është kaq shpesh dhe në shumë raste krejt e pamundur në vendin tonë.
Veçanërisht, kur përballë vendimit të gjykatës është shteti. Eksluzivisht, kur përballë përmbarueses del pushteti’, thuhet në letër.
Gratë ndër të tjera i kujtojnë Ramës edhe largimin e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj i cili kundërshtoi tarifat e përmbarimit.
“Ju besojmë e dini që në 4 vitet e fundit ne si përmbaruese vetëm “luftojmë” me ministrat e kabinetit tuaj qeveritar nëpër gjykata. Dy palë gjyqe në 4 vite qeveri dhe përmbarim bashkë. E vetmja marrëdhënie me anëtarët e qeverisë suaj ka qenë salla e Gjykatës Administrative të Apelit.
Së fundmi, njëri ministër syresh që ju e larguat, u përlesh me përmbaruesit si tigër i vërtetë për tarifat e përmbarimit, derisa iku me nderin e atij që çoi porosinë e bankave në vend.
E dimë fort mirë që, nuk kemi forcën bankare për t'ju bindur, por të paktën lexoni në këtë urim diçka për anën tjetër të historisë sonë. Mund të bënim pjesë të tij edhe ministren tuaj (nënkuptojnë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn), që nuk pati kohë të na dëgjojë asnjëherë. Por ajo ashtu si ne, sot ka 8 Mars”, shkruajnë përmbarueset në letër.

leter.jpg

leter1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207