INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’ju sheh syri ju bën dora! Our World in Data, gratë shqiptare më punëtoret në rajon[VIDEO]

Publikuar më: 10:19 08-03-2019

Gratë shqiptare janë shumë punëtore. Në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në Forcat e Punës. Portali Our World in Data ka ilustruar një hartë bazuar në përqindjen e grave në forcat e punës. Our World in Data i është referuar shifrave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Pjesëmarrja e grave në forcat e punës në Shqipëri është 47.22%, duke lënë pas Serbinë me 45.85% të grave.
Përqindja është më e ulët në Maqedoni dhe Malin e Zi, ku sipas të dhënave të publikuara përqindja e grave pjesëmarrëse në forcat e punës është përkatësisht 42.46% dhe 42.15%. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 35.16% të grave që marrin pjesë në forcat e punës. Vendet ku mbi 60% e grave marrin pjesë në forcat e punës janë Kanadaja me 60.6% të grave, Kina me 61%, Peruja me 68% dhe vende të Afrikës, ku pjesa më e madhe e grave janë të punësuara në sektorin bujqësor.
Në Europë, vendet ku pjesëmarrja në forcën e punës është nën 40% janë Italia me 39.5%, Bosnje dhe Hercegovina me 35.16% dhe Moldavia me 39.45%. Vendet e tjera në botë që kanë një pjesëmarrje të ulët të grave në forcat e punës janë vendet e Magrebit (Afrika e Veriut) dhe vendet e Lindjes së Mesme së bashku me Indinë.

Article Logic
Execution time: 0.0098321437835693