INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maskilist deri dhe i dhunshëm/Trondit gazetari, shtrëngojuani fytin grave[FOTO]

Maskilist deri dhe i dhunshëm/Trondit gazetari, shtrëngojuani fytin grave[FOTO]

Publikuar më: 13:53 08-03-2019

Mediat kanë mision që të promovojnë paqen dhe jo dhunën ndaj grave. Po jo në të gjitha shtetet ndodh kjo. Një prezantues me emrin Ernest Obama nga Kameruni ka tronditur opinionin publik teksa ka udhëzuar në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion, shikuesit, për mënyrën se si duhet të ushtrojnë dhunë ndaj grave.

Në Channel 4, ku u dha lajmi për protestën e grave që janë ngritur kundër dhunës ndaj tyre, prezantuesi ka komentuar: “Lërini gratë të demonstrojnë. Sa më shumë ato të bërtasin, ju aq më shumë shtrëngojani fytin.
Madje po vazhdoi të flasë, jepini dhe dy goditje të forta në fytyrë dhe pastaj nuk ka për të folur më,” tha prezantuesi live dhe qeshi.
Deklarata e prezantuesit ka sjellë menjëherë reagimin e drejtorit për të drejtat e njeriut Cristophe Poirel i cili e ka akuzuar prezantuesin për një akt seksizmi dhe dhune.

gazetar.png

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379