INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap me armë, kokainë dhe një femër, ja çfarë vendosi Prokuroria për Stresin

U kap me armë, kokainë dhe një femër, ja çfarë vendosi Prokuroria për Stresin

Publikuar më: 12:36 08-03-2019

Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen për Arkimed Lushajn, këngëtari i njohur me emrin e artit si "Stresi".

Lushaj do të gjykohet për "armëmbajtje pa leje" dhe "trafik të lëndëve narkotike".

Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokuroisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri. Stresi u kap me armë zjarri dhe kokainë në një hotel në Linzë së bashku me një femër.

Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se i kishte shpëtuar forcave Shqiponja pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës "Partizani". Pas këtij përgjimi në momentin ku i ekzekutohej kjo masë policia i gjeti në hotel edhe një armë tjetër.

Këngëtari i cili është një idhull për shumë adoleshentë dhe ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale, nuk i ka për herë të parë prangat. Kohë më parë arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit 3 ne kryeqytet ku ishte shoqëruar për një vepër tjetër penale.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328