INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodhet brenda apo jashtë shtëpisë së Big Brother VIP? Egla Cenos i ndodh e papritura

Ndodhet brenda apo jashtë shtëpisë së Big Brother VIP? Egla Cenos i ndodh e papritura

Publikuar më: 15:35 02-04-2024

Largimi i Egla Cenos nga “Big Brother VIP3” u komentua shumë nga publiku, të cilët ishin të ndarë në dy grupe, ata që ishin shumë dakord me këtë vendim dhe të tjerët që shkruanin se duhet që edhe Meritoni së bashku me Ilnisa Agollin të dënoheshin.

Por gjatë ditës së djeshme u zbulua një detaj që ka të bëjë pikërisht me aktoren e njohur. Në klipin e publikuar nga Vëllai i Madh, Egla shfaqet në një dhomë të izoluar dhe vetëm. Ky detaj ka ngritur menjëherë pyetjet ‘nëse është larguar apo jo nga shtëpia?” dhe ‘a do të rifutet sërish në BBV3?”.

Dinamikat e ndodhura brenda këtyre 24 orëve kanë ndikuar shumë në profilin e Eglës në “Instagram”. Para se të shfaqej klipi i aktores në dhomën e izolimit, ajo kishte 50 mijë ndjekës.

Por menjëherë sapo në rrjetet sociale u bë virale video e Eglës, në profilin e saj në “Instagram” janë shtuar 16 mijë ndjekës, duke shkuar kështu 66 mijë.

 

Ndërkohë të gjithë janë duke pritur me padurim se çfarë do të ndodhë gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP3”.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521