INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjekësi nuk e besoi dhe tha se infektimi i saj me COVID-19 është një “gënjeshtër të madhe”, REAGON Alketa Vejsiu! [FOTO]

Ndjekësi nuk e besoi dhe tha se infektimi i saj me COVID-19 është një “gënjeshtër të madhe”, REAGON Alketa Vejsiu! [FOTO]

Publikuar më: 15:29 22-10-2020

Dy ditë më parë, moderatorja Alketa Vejsiu rrëfeu në llogarinë e saj në Instagram se e kishte kaluar Covidin dhe fatmirësisht tashmë ishte në gjendje të mirë shëndetësore.


Moderatorja ishte izoluar për dy javë, ndërsa pas dy javësh tamponi i saj kishte rezultuar negativ.


“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat?
Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!❤️
Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete! ?”- shkruante Alketa krahas disa fotove të sajat.


Mirëpo, dikush e ka quajtur “gënjeshtër të madhe” rrëfimin e Alketës për eksperiencën me coronavirus dhe këtë ia ka shkruar edhe në koment.

“Nese kalohet keshtu Corona faleminderit e dashur se na e verteton dhe njehere kete GENJESHTER TE MADHE ?”- janë fjalët e ndjekëses, ndërsa Alketa s’ia ka vonuar një përgjigje, duke lënë të kuptohet edhe njëherë se ka qenë e shqetësuar për ta ndarë më herët këtë lajm në rrjete sociale.

“Oh me fal qe ste kam azhornuar ne kohe reale po kisha sikletin tim e s’mendova per ty.”- i shkruan moderatorja.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717