Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapi. Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Artisti i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak.
Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, ndan dhimbjen e saj për humbjen e tij.
Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.
Reagimi i bashkëshortes së Shpat Kasapit:
Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur “babi”… nuk prite, Shpat. U lodhe dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua duheshin më shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu të deshi pranë Vetës, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.









20 Nov 2025 





