INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, vëllai i tij rrëfen momentet kritike: Po shpresonim që…

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, vëllai i tij rrëfen momentet kritike: Po shpresonim që…

Publikuar më: 12:29 26-11-2025

Ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Lajmi tragjik familjarëve u ka ardhur në orët e vona të së martës, ndërsa ai ndodhej në Itali me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për të birin.

Në një intervistë për Top Channel, vëllai i këngëtarit u shpreh se ndihma e shpejtë i është dhënë në banesë, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë, ndërsa dyshohet për një atak kardiak.

Në gjendje të rënduar dhe të shokuar nga lajmi, ai tha se po shpresonin që ky lajm që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.

I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze.

Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.

Shpat Kasapi ishte konfirmuar si një nga banorët e Big Brother Albania VIP 5, që do të nisë në dhjetor, ndërsa sipas të vëllait Albinit, ai e priste me shumë entuziazëm.

“E kishe me qejf, e pranoi me entuziazëm… jemi të shokuar, jemi të dëshpëruar. Iku!”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0033078193664551