Në puntatën e kësaj të hëne të “Përputhen” është transmetuar një video nga prapaskenat ku Argjendi dhe Ritvana janë duke debatuar.
Në debat e sipër Ritvana ngre akuza se Argjendi është biseksual dhe se duhet të sqaronte me veten se për kë kishte ardhur në program, për vajzat apo djemtë.
Ritvana: Ndaje për kë ke ardhur këtu, nëse ke ardhur për femra apo për meshkuj.
Argjendi: Po e dëgjon veten se çfarë po flet? S’kam ardhur për femra si ti së pari.
Ritvana: As unë për meshkuj si ti, nëse je mashkull.
Pas akuzave dhe kundër akuzave me Ritvanën në këtë puntatë të sotme, Argjendi ka kërkuar të largohet nga programi “Përputhen”.
Në komunikimin që ai ka pasur me produksionin ka deklaruar se nuk ka asnjë interes për asnjë vajzë aty, si dhe po përpiqet të njohë një vajzë jashtë tij.
Argjendi tha dy fjalë përshëndetëse, ku nuk ka munguar edhe një thumb për Ritvanën.
“E kam shijuar çdo moment. Të mira dhe të këqija, të bukura dhe më pak të bukura. Nuk kam dashur kurrë të shpik ndonjë gjë me të vërtetë. Ju falënderoj për respektin që keni bërë”, tha Argjendi.










13 Dec 2025 





