INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO, Shqipëria ndez dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut, ku nis aplikimi i emrit të ri…

NATO, Shqipëria ndez dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut, ku nis aplikimi i emrit të ri…

Publikuar më: 14:20 11-02-2019

Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar unanimisht protokollin që i hap rrugën ratifikimit të vendimit për votën pro për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ky miratim i ndez dritën jeshile Kuvendit të Republikës ditën e enjte, i cili pritet të ratifikojë po ashtu unanimisht për një kapitull të ri të shtetit fqinj.Në seancën e së enjtes në Parlamentin shqiptar pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fudnit është konsideruar si një hap pozitiv, e cila i jep garanci e paqes dhe prosperitetit në Ballkan.

Nga ana tjetër, të premten e shkuar, Parlamenti grek ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke i dhënë fund një klime të tensionuar, që ka mbajtur konfliktin e“ ndezur” në këto dy vende për më shumë se dy dekada.

E duke nisur nga kjo javë, mediat maqedonase shkruajnë se emri ri Republika e MAqedonisë së Veriut do të nis të përdoret edhe në nivel ndërkombëtar.

Tabela e parë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” ka gjasa të vendoset sot në kalimin kufitar me Greqinë, “Evzoni” ose “Bogorodica”.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002