INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Psikologu Vataj: Mediat dhe politika riabuzoi me ngjarjen e Kavajës [VIDEO]

KafeIn/Psikologu Vataj: Mediat dhe politika riabuzoi me ngjarjen e Kavajës [VIDEO]

Publikuar më: 12:59 11-02-2019

Gara e medias, vizive dhe online për të nxjerrë detaje të ngjarjes, si dhe publikimi i të dhënave të familjes së vajzës 13-vjeçare që u dhunua nga moshatarët e saj në Kavajë, për profesionistët që merren me mbrojtjen e fëmijëve është i paprecedent dhe në shkelje të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
I ftuar në studion e emisionit “KafeIn”, psikologu i Linjës kombëtare në ndihmë të fëmijëve në Shqipëri, “Alo 116”, Mirgit Vataj tha se me rastin u riabuzua.
“Eshtë shkelur interesi më i lartë i fëmijës. Ndryshe nga përvoja e huaj, ku në mediat ndërkombëtare merren më shumë me fenomenin sesa rastin konkret.
Pasojat e medias, sipas psikologut, do shihen pas shumë kohësh kur viktima të rritet dhe do shohë në google lajmet mbi të dhe historinë e saj.
Psikologu Vataj tha se në Shqipëri është ende problem denoncimi i dhunës seksuale,dhe me ekspozimin e të dhënave në media, kemi dëmtuar besimin e familjeve të viktimave për të raportuar rastet që mund të kenë ndodhur.
Ndiqni më poshtë intervistën e zgjeruar

Article Logic
Execution time: 0.0030519962310791