INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u trembni! Çfarë ndodh nesër në qiellin e Tiranës [VIDEO]

Mos u trembni! Çfarë ndodh nesër në qiellin e Tiranës [VIDEO]

Publikuar më: 18:25 23-01-2019

Ditën e nesërme mos u trembni! Këtë të enjte 5 avionë të NATO-s do të lfuturojnë mbi Tiranë në shenjë solidarizimi për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën ajrore të Kuçovës.

Lajmin e ka bërë të ditur në profilin e saj në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Ëolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike”, – shkruan Xhaçka.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781