INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mund të aplikosh edhe nëse nuk je banor…”, çfarë ndodh me kartat e identitetit?

“Mund të aplikosh edhe nëse nuk je banor…”, çfarë ndodh me kartat e identitetit?

Publikuar më: 15:19 23-07-2019

“Shtetasit shqiptarë, të cilëve u skadon karta e identitetit këtë vit, mund të aplikojnë në çdo njësi administrative, pavarësisht se ku banojnë”, kështu u shpreh zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda gjatë një inspektimi të zhvilluar në zyrat e aplikimit të

Njësisë 5 në Tiranë.
“Një risi tjetër, të cilën unë do të doja që qytetarët të kishin dijeni, është dhe fakti që për të ri-aplikuar për karta identiteti, jo domosdoshmërisht duhet të aplikojnë në njësinë administrative ku ata banojnë. Pra nëse flasim për ri-aplikim të kartave të identitetit, mundet që ata të aplikojnë edhe në një njësi tjetër”, u shpreh Voda.

Ajo përsëriti apelin për rinovimin e dokumenteve biometrike për të gjithë shtetasit që janë pajisur në vitin 2009, pasi afati i vlefshmërisë është 10 vjet.

Më tej, Voda nënvizoi se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583