INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ekskluzive, Rrëfehet Albatros Rexhaj: Si më ndryshoi jetën sëmundja [VIDEO]

KafeIN/Ekskluzive, Rrëfehet Albatros Rexhaj: Si më ndryshoi jetën sëmundja [VIDEO]

Publikuar më: 14:09 23-07-2019

Ai njihet si shkrimtar, por më shumë për quotet e tij në rrjetet sociale të cilat pëlqehen dhe shpërndahen.
Albatros Rexhaj, gjatë një interviste ekskluzive telefonike në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se te vetja ka zbuluar se ka durim, një vlerë që s’e kishte njohur.
Pas përballjes me sëmundjen, Albatrosi ka rrëfyer në intervistë se ka ndryshuar komplet stilin e jetës dhe të të menduarit. Duke vazhduar dhe deri tek marrëdhëniet me të tjerët.
Sa i takon zhgënjimeve në jetë, ai thotë se ka zgjedhur të largohet nga njerëz të tillë.
“Mua më janë gjetur njerëz që i kam pasur gjithnjë, familja dhe 2 miqtë e mirë. Nuk pres nga të tjerët. Secili ka problemet e tij”, tha Albatrosi.
Ai ka folur dhe për pushimet që si çdo vit nisin nga Ulqini e më pas në Shqipëri, në Shëngjin, Vlorë, Sarandë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334